Drejtori i burgjeve të administratës së Putin vritet me bombë në territoret e ankesuara të Ukrainës (fotot)

09/12/2024 16:37

Një drejtor famëkeq burgu i akuzuar për tortura dhe vrasje të të burgosurve të luftës nga Ukraina, është vrarë sot me bombë në makinë në rajonin lindor të Donetsk.

49 vjeçari Sergey Yevsyukov, drejtonte burgun Olenivka jail, ku në vitin 2022, 12 të burgosur ukrainas humbën jetën nga një sulm me raketë, për të cilin dy palët akuzonin njerëz-tjetrën.

Yevsyukov vdiq sot kur automjeti tij Toyota Land Cruiser shpërtheu në qytetin Donetsk.

Në sulm bashkëshortja e tij u plagos rëndë në këmbë dhe është dërguar në spital.

Dyshja ishin ndihmuar nga kalimtarët që kishin nxjerrë çiftin nga makina dhe dërguar me pas në spital.

Automjeti i shkatërruar Toyota shihej në pamjet e mediave teksa eksplozivi ishte vendosur në sediljen e shoferit.

Yevsyukov akuzohej nga Ukraina për disa vrasje në burgun e Olenivka ku kanë humbur jetën të paktën 50 të burgosur lufte ukrainas, shkruan rrjeti the Mirror.

Shumica e tyre ishin të mbijetuar nga rrethimi rëndë i fabrikës së çelikut Azovstal një vit më parë.

Yevsyukov akuzohej gjithashtu nga inteligjenca e Ukrainës për tortura ndaj të burgosurve ukrainas në burgjet ruse.

Inteligjenca ukrianase SBU akuzonte me herët: “Në dhomën e tij të torturave të burgosurit vendoseshin në presion fizik, psikologjik, me kërcënime të shpeshta për ‘vdekje të ngadaltë’”, sipas rrjetit ukrainas Mirotvorets, ku shtohej se një shpërblim prej rreth 15 000 dollarë ishte shpallur për jetën e tij.

Disa javë më parë Yevsyukov ishte ngritur në detyrë duke u bërë nga drejtor i burgut, kryetar i komisionit të likujdimeve në Donetsk, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Yevsyukov akuzohej nga Ukraina për disa vrasje në burgun e Olenivka ku kanë humbur jetën të paktën 50 të burgosur lufte ukrainas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA