Briken Calja i katërti në Botërorin e Peshngritjes, por vetëm në një disiplinë. E humb medaljen prej një… kolumbiani

09/12/2024 19:08

Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

Peshngritësi kuqezi arriti të ngrejë 183 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm një për kg humbi shansin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.

Në moshën 35 vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt.

Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më I madhi në moshë, vendi I parë, Gjermani, Gutu Robert, është 24 vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi I tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç.

Ndërkohë në stilin e dytë të shtytjes peshngritësi shqiptarë nuk ja doli të ngre asnjërën nga të tre provat prej 180 kg duke mos u kualifikuar dot as për këtë stil dhe as për klasifikimin përfundimtarë të përgjithshëm të dygarshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA