Marshim për 8 dhjetorin! Të rinjtë e PD kujtuan ditën e rinisë me një tubim, Berisha sulmon…

08/12/2024 19:43

Sali Berisha u rikthye në Qytet Studenti më një grup të rinjsh të të Partisë Demokratike  për të kujtuar orët e para e nisjes e lëvizjes që  shënoi ndarjen e  dy epokave.

“Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim. Për çfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia? Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z. President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.”, tha Berisha.

Këtë kujtim, lideri i opozitës e ndau vetëm për demokratët e rinj, pasi familjare e Azem Hajdarit nuk ishin te pranishëm. Edhe pse  vete  atë kohë nuk ishte ne vijën e parë  të lëvizjes  studentore, Berisha u kthye pas në kohë edhe  për veten.

“Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju.”, shtoi kreu i PD.

3 dekada pas këtij episodi Sali Berisha flet për një diktaturë të re që sipas tij  tentoi eliminimin  e tij politik, ndaj dhe te rinjve u kërkoi  ndihme për ta rrëzuar.

“Mafia  ndërkombëtare e e Xhorsh Soros dhe Rama gjykuan se kishte vetëm një pengesë. Një politikan pothuaj pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më pare. Tani kërkohet  sulm, sulm dhe vetëm sulm.”, përfundoi Berisha.

Sali Berisha marshoi në të njëjtën rrugë të cilën 34 vite me pare e  përshkuan studentet e lëvizjes së parë studentore  për tu stacionuar poshtë zyrës se Edi Ramës.  Pasi u vendosën flakën tri manekinëve që mbanin  në fytyre foton e kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Manastirliu u larguan.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA