Dosja/ Mashtrimi me mikrokreditë, si ia mori vilën tre kate “MCA” çiftit nga Vlora për 6 mln të vjetra, panë pronën e afishuar te Gjykata

08/12/2024 08:05

Skema e mashtrimit përmes mikrokredive ka dëmtuar rreth 1700 shtetas shqiptarë, ndërsa sipas SPAK dyshohet se kryhej nga një grup kriminal që zhvaste qytetarët.

Të shumta janë historitë e qytetarëve që janë mashtruar nga këta personave, tashmë të dokumentuara në dosjen e SPAK, që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e disponon. Një prej tyre është edhe çifti Sinomati, të cilët morën një kredi në vitin 2008-2009, 6 milionë lekë të vjetra, për të arreduar shtëpinë e tyre, por pa e ditur se do të binin pre e këtij mashtrimi.

Anila Hoxha raporton se sipas dëshmisë së tyre në SPAK, ata thonë se kanë shlyer rregullisht kredinë duke paguar shumën prej 650.000 lekë të rinj, dhe se pa paguar u kishte mbetur vetëm shuma prej 55.000 lekë të rinj. Çifti Sinomati tregojnë se ata dinë që edhe këtë shifër e kanë paguar, por se nuk e disponojnë një dokument.

Por kalvari nis në muajin tetor të 2023, kur vëllanë e Pajtim Sinomatit e telefonon një mik dhe e njofton se prona e tij ishte afishuar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Menjëherë zoti Pajtim është takuar me përmbaruesin, dhe ai i ka thënë se ia ka kthyer përsëri praktikën shoqërisë “MCA”, Tiranë. Sipas dëshmisë ai tregon se në prani të tij është kryer edhe një telefonatë me punonjës të ASHK-së Vlorë ku u është deklaruar se prona është e pastër dhe nuk ka asnjë sekuestro dhe në sistem del e lirë dhe se ishte në emrin e tij.

Më pas përmbaruesi i ka dhënë Sinomatit emrat e dy shefave të MCA-se shtetasve Arben Meskuti dhe Olsi Ibro. Më Meskutin ai tregon se është munduar që të kontaktojë, por nuk i është përgjigjur asnjëherë deri në momentin që i ka bërë bllok numrin.

Më tej ai është paraqitur në zyra e MCA dhe kam kontaktuar me një shtetase e cila i ka thënë që në lidhje me problemin, të bëjë një kërkesë që t’i viheshin në dispozicion të gjithë dokumentacionin se si dilte debitor dhe sa ka qenë shuma e papaguar prej tij.

Ai ka dëshmuar se personalisht nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë procedurë apo procedurat e tjera edhe pse adresa e banimit ishte e njëjtë me pasurinë që kishte kaluar në pronësi të MCA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA