Pallati i xhamtë me pesë kate, garazhe për 20 makina dhe një poligon armësh me pamje mahnitëse të liqeneve Ozarke, ka dalë në shitje në SHBA.
Vila misterioze duket si një nga pronat në shitje në tregun e Hollywood, Los Angeles, por historia e saj është disi ndryshe dhe gjendet në zonat e shkretëtirave qendrore te SHBA.
Komentuesi i rrjetit YouTube, BigBanksz, ka dokumentuar pronën që gjendet në Missouri me pamje mahnitëse të liqenit Table Rock.
Ndërtesa ‘Evergreen Crystal Palace’ raportohet se është ndërtuar në 1991 nga miliarderi i naftës e gazit Robert W. Plaster i cili vdiq në 2008 dhe kishte kërkuar që prona të shitej.
Fondacioni Robert W. Plaster rrjedhimisht e nxorri atë në treg për $80 milionë por deri tani ende nuk ka një blerës prandaj çmimi është ulur në 49 milionë dollarë.
Ndërtesa prej xhami e mermeri qëndron në kodrën 70 metra mbi liqenin artificial Ozarks në perëndim të Missouri, dhe ka 100 hektarë tokë rreth saj.
Brendia e vilës duket se ka ‘ngrirë në kohë’, me gjithçka të lëna siç kishin mbetur prej mbylljes së saj.
Sipas raportimeve i zoti ka lënë brenda shtëpisë dy :kapsula kohore, një prej të ciëlve duhet të hapet në 3 shtator 2042 dhe tjetra në 3 shtator 2092, për të shënuar 52 dhe 101 vjetorin e ndërtimit të Crystal Palace.
Zyrtarët thonë se vila në brendësi mbetet e paprekur dhe mban ende logot e vjetra të kompanisë Evergreen.
Agjentët e shitjeve të grupit Evergreen Investments, nuk tregojnë shumë për historinë e vendit por Ken Coleman ka thënë: “Është shumë e çuditshem të hysh brenda pasi është si një kapsulë kohore që nuk ka ndryshuar prej viteve 1990. Ndërtesa ka 12 suita banimi, zyra të shumta dhe hapësirë në garazh për 20 automjete.
Për entuziastët ka dhe një poligon qitjeje, që nuk duhet nëse është përdorur ndonjeherë apo përse është ndërtuar, shkruan rrjeti britanik Unilad.
Top Channel