Zyrtarët ndërkohë raportohet se ‘vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në formimin e një qeverie të re’, thuhet në dekretin e lëshuar nga ushtria.
Presidenti i tranzicionit në Burkina Faso, kapiteni i ushtrisë Ibrahim Traore ka shkarkuar sot kryeministrin në Apollinaire Joachim Kyelem de Tambela dhe qeverinë e tij, sipas dekretit të lexuar mbrëmë në televizionin vendas.
Dekreti thoshte se “zyrtarët e qeverisë së shkarkuar të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në formimin e qeverisë së re”.
Ata nuk jepnin arsye të saktë për shkarkimin e Tambela, i cili ishte shpallur kryeministër pas vendosjes së pushteti të Traore në shtator 2022 – i cili ishte një nga disa grushte shteti në rripin tokësor afrikan të njohur si rajoni Sahel.
Presidenti ushtarak Assimi Goita shkarkoi kryeministrin civil Choguel Kokalla Maiga disa ditë pas kritikave të Maiga ndaj liderëve ushtarakë, shkruan rrjeti turk Anadolu.
Në shtator 2023, Burkina Faso, Mali, e Niger krijuan Aleancën e shteteve të rajonit Sahel duke krijuar një forcë ushtarake të përbashkët “për sfidat ndaj kërcënimeve terroriste”.
Top Channel