Presidenti i Koresë së Jugut ia hedh paq, dështon mocioni i shkarkimit pas trazirave të fundit në vendin aziatik

07/12/2024 14:46

Ka dështuar të miratohet në parlamentin e Koresë së Jugut mocioni për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, pasi votimi u bojkotua nga ligjvënës të partisë së tij.

Mocioni u paraqit nga partitë opozitare pas vendimit të Yoon më herët gjatë javës për të shpallur gjendjen e luftës. Nga 200 sa kërkohej që mocioni të ishte i suksesshëm, votuan 195.

“I gjithë kombi po e shikon vendimin që po merret sot në Asamblenë Kombëtare. Bota po shikon”, tha kryetari i Parlamentit, Woo Won-shik, tha ai duke shtuar se është për të ardhur keq që mocioni nuk kaloi.

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike pati deklaruar me herët se do të paraqesë sërish mocion për shkarkimin e kreut të shtetit javën e ardhshme, nuk rezultonte e suksesshme nisma e tanishme.

Përpara se të mbahej votimi në asamble, Yoon, gjatë një fjalimi televiziv kërkoi falje për shpalljen e gjendjes së luftës, me të cilën shokoi mbrëmjen e së martës vendin e vet, por edhe komunitetin ndërkombëtar.

Kjo ishte hera e parë në më shumë se katër dekada që shpallej ligji ushtarak në vendin, lufta e të cilit me Korenë e Veriut në 1953 u mbyll me armëpushim, por jo me një traktat paqeje.

Ligjvënësit arritën të votonin për ta shfuqizuar dekretin, duke e detyruar Yoonin që ta tërheqë vendimin mëngjesin e së mërkurës.

Opozita dhe pjesëtarë të rëndësishëm të partisë së tij i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqjen, e mijëra protestues u mblodhën sërish sot përpara Parlamentit të shtunën, pak përpara nisjes së seancës për shkarkimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA