Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 do të zhvillohen përmes një harte elektorale të konfiguruar.

Kjo si pasojë e shtimit apo pakësimit  të numrit të votuesve në qarqe.

Aktualisht Tirana është qarku me numrin më të lartë të mandateve 36. Por me rritjen e numrit të popullsisë në zgjedhjet e ardhshme propozohet të ketë 1 mandat më shumë.

Ky mandat i hiqet qarkut Korçë aktualisht me 10 mandate dhe mbetet nëntë.

Por kush fiton dhe kush humb nga ky rikompozim i hartës elektorale?

Nëse shikojmë rezultatin e  zgjedhjeve të  fundit parlamentare të 2021 nëse do të kishim 37 mandate në Tiranë, atëherë mandati i 37-të do t’i shkonte PS.

Ndërkohë po të analizojmë rezultatin e Korçës në 2021 dhe atje do të kishte 9 e jo 10 mandate, këtë mandat e humbte PS.

Megjithatë në kuadër të përgatitjeve të parlamentareve 2025 caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore do ta vendosë Komisioni Rregullator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA