Suel Çela kërkon nga arratia rrëzimin e masës “arrest në burg”/ Gjykata e Posaçme sot seancë për të shumëkërkuarin

06/12/2024 10:19

Suel Çela, i shpallur në kërkim si drejtues i një organizate kriminale, kërkon të rrëzojë nga arratia një masë sigurie  “arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së marrë në maj 2021 për llogari të dosjes “Plumbi i artë”, thekson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA