Sokrati ka qenë roli i jetës artistike të Mirush Kabashit, rol ky që do t’i rezistojë të gjitha kohërave.
Një vit pas ndarjes nga jeta, regjisorja Driada Dervishi, i kushton një monografi duke e titulluar Mirush Kabashi, Sokrati Shqiptarëve. Në ambientet e Akademisë së Arteve, historia e këtij aktori erdhi edhe nëpërmjet ekspozitës fotografikve dhe dokumentarit.
Për të bijën, dhe miqtë e tij, Mirush Kabashi ishte dhe do të mbetët një yll i teatrit kinematografisë shqiptare.
“Në skenë për ju me ju, publiku që e deshët pa kushte me një dashuri të pastër i dhatë atij jetë që të qëndronte më gjatë mes nesh. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që i bënë netët ditë për të nxjerrë në dritë të gjithë shkëlqimin e këtij i yll që në ndryshim nga personazhi të ylli pa emër do të kthehej në një yll të paharruar për kinematografinë shqiptare”, tha Mendi Kabashi, vajza e aktorit.
Për autoren e kësaj monografie, Mirush Kabashi ka ndikuar që në vogëli për të ardhmen e saj.
“Kam qenë vetëm 12 vjeç kur për herë të parë kam parë një shfaqje në teatër që ka ndikuar me zgjedhjen e profesionit tim. Ishte një shfaqe që më befasoi me lojën akteriale dhe kjo është shfaqja yll pa emër dhe ky aktor është Mirush Kabashi.”, tha Derida Dervishi, regjisore.
Në ndër të artisti që e deshën të gjithë edhe amfiteatri i liqenit do të mbajë emrin Mirush Kabashit.
Top Channel