Opinioni i komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Kuvendi: Do jetë konfidencial derisa…

06/12/2024 19:36

Në një reagim zyrtar, Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me draft opinion e Venecias shprehet se deri në datën e publikimit, Kryetarja Elisa Spiropali në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë.

“Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.

Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA