Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, e cila është bashkëshortja e Erjon Veliajt, kryebashkiak i Tiranës.
Hetuesit e BKH ishin në banesën e çiftit në orët e para të mëngjesit ,mbasi ndonëse u tregua i kursyer në informacion, SPAK njoftoi se po kryen disa veprime hetimore.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment
Bllokimin e telefonit të Ajola Xoxës që pas sjell këqyrjen nga SPAK, e konfirmoi edhe avokati Shkëlzen Selimi.
Ky veprim procedural nuk është kryer me verdiktin e gjykatës antikorrupsion, por me vendim dhe urdhër të prokurorit të posaçëm këtu në SPAK, zotit Ols Dado, i cili ka riregjistruar procedimin për hetim pasuror
‘Vizita’ e BKH në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës ndodhi në kohën kur Erjon Veliaj gjendet në vizitë në Hamburg të Gjermanisë. Zyra e shtypit të bashkisë njoftoi se vizita do të zgjasë dy ditë dhe se deri më tani Veliaj ka takuar kryebashkiakun e parë të Hamburgut dhe me presidenten e parlamentit të Hamburgut Carola Veit.
Nga nisja e procedimit gjatë këtyre muajve e deri më tani, kërkimet e grupit të hetimit kanë qenë vetëm të natyrës financiare.
Siç bëjnë me dije burime në ditët në vazhdim pritet të merren në pyetje si deklarues disa persona.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan SPAK.
Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me një mandat për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit.
Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja e tij dhe djali i mitur.
SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me vendimin për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt, por nga burime jozyrtare bëhet e ditur se ndaj kryebashkiakut ka nisur hetim për deklarimin e pasurisë.
Top Channel