‘Gruaja më e bukur e Japonisë’ gjendet e vdekur në vaskë në moshën 54 vjeçare/ Postimi i fundit i aktores (fotot)

06/12/2024 15:27

Policia japoneze tha sot se po heton vdekjen e papritur të aktores së njohur japoneze Miho Nakayama e cila ishte gjetur pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Tokio.

54-vjeçarja u gjet pa ndjenja ulur në vaskë teksa policia tha se shkaku i mundshëm i vdekjes mund të jetë “mbytja”, por rrjetet vendase thonë se ngjarja mund të jetë një gjendje e papritur shëndetësore, sëmundje ose aksident.

Zonjusha Nakayama, njihej nga publiku me emrin ‘Miporin’, që prej rolit në filmin e vitit 1995 ‘Letër dashurie’, film që mori disa çmime ndërkombëtare.

Gjatë shumicës së karrierës së saj në vitet 1980-të e 1990, ajo njihej si ‘gruaja më e bukur e Japonisë’ duke fituar zemrat e publikut në shumë programe televizive dhe si këngëtare e muzikës se lehte vendase J-pop.

Spektatorët vijonin ende të mbushin shfaqjet e saj teksa së shpejti duhet të prezantonte një event fundviti në Osaka. Por shfaqja u anulua pas njoftimit të vdekjes, me argumentimin e “arsyeve shëndetësore’.

E ndjera raportohet se ishte në punë një ditë më parë, kur dhe kishte postuar një foto në rrjetet sociale, të një ekzibicioni artistik në Tokio.

Në postim ajo shihet pranë një punimi të artistit francez Louise Bourgeois ku aktorja shkruante: “Kam disa ditë që jam në humor të keq dhe mund të flisja vetëm me shoqen time këtu”.

Përfaqësuesit e saj njoftonin vdekjen e pashpjeguar:

“Jemi të shtangur nga vdekja e papritur”, shkruanin producentët, duke shtuar se shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende.

Teleshikuesit shprehnin keqardhjen dhe habinë për ngjarjen: “Ajo ishte në një moshë me mua, por gjithmonë ka qenë një frymëzim”, tha një spektatore e programit të Nakayama.

Zonjusha Nakayama lë pas një djalë që lindi me ish-bashkëshortin muzikant ex-husband Hitonari Tsuji, me te cilin jeton djali i ciftit.

Çifti ishin martuar në 2002 dhe u vendosën në Paris, ku zonja Nakayama bëri një pauzë nga jeta publike per t’u rikthyer nje vit me vone.

Ajo u kthye më pas në Japoni dhe rinisi të luajë në filma, madje mori një çmim si këngëtare për kontributin e saj me grupin muzikor Wands, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Policia japoneze tha sot se po heton vdekjen e papritur të aktores së njohur japoneze Miho Nakayama e cila ishte gjetur pa ndjenja në vaskën e shtëpisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA