EMRI/ Shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit

06/12/2024 14:47

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim për tjetërsimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke në zonën e Spitallës në Durrës. Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të.

Ai u kap nga policia e Durrësit dy ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA