“Dhanë opinione që mbrojnë kushtetutën e Shqipërisë”, Spiropali në Komisionin e Venecias: Konsoliduan vlerat demokratike

06/12/2024 14:56

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë fotot nga pjesëmarrja e saj në sesionin plenar të 141-të të Komisionit të Venecias.

Teksa ka ndarë fotot nga takimi, Spiropali shkruan se është mirënjohëse për të gjithë anëtarët, të cilët dhanë opinione në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë.

“Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike“-shkruan Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA