Seanca plenare është ndërprerë pas degradimit të debatit mes deputetëve Ina Zhupa dhe Erion Braçe.
Spiropali: Do e mbyll seancën se është e paprecedentë, ju lutem përmbahuni. Kushdo që fyen duhet të dënohet.
U bëj thirrje të gjithëve deputetëve të Kuvendit të përmbahen. Nuk është e hijshme kjo. Zonja Zhupa ju lutem. Do bënit mirë të kërkonit falje dhe jo t’i thellonit këto fyerje.
Seanca plenare e kësaj të enjteje u përfshi nga tensione mes deputetëve të opozitë dhe maxhorancës.
Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste u larguan nga Kuvendi, pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa ndaj Erion Braçes.
Përplasja mes dy deputetëve nisi më parë gjatë seancës plenare.
Pas deklaratës së Zhupës për mediat dhe dizinformimin, Braçe iu drejtua demokrates duke i thënë “Ti duhet të hetohesh për dizinformim! Nuk di të lexosh! Mos u lyej me parfum, por pri thonjtë”.
“Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformomini, këta duan të persekutojnë mediat, se nuk u çojnë ujë qeverisë.”, u shpreh Zhupa.
Ndërkohë Braçe u përgjigj duke thënë “Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, tub. Jo ne media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar… e dyta, në asnjë sekondë, moment të mbledhjes së djeshëm, nuk kam kërkuar të hetonte mediat, gazetarët. Kam thënë të mbahen përgjegjës autorët dhe kam kërkuar dhe do e bëj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka një qëllim politik. Tije një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim. Që ti nuk di të lexosh, këtë e di. Nuk di të lexosh, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër. Deklaratat janë publike, mëri dëgjoji, po nuk dite të shkruash, ti zbardh unë. Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.”
Pasi mori fjalën për interpelancën e kërkuar me ministren Ogerta Manastirliu, Zhupa iu përgjigj deklaratës së socialistit.
“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 cm, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m… të ha goja. Ti që përmende parfumin dje, nuk reagoi kur e tha Braçe”, tha Zhupa.
Top Channel