Nën efektin e drogës, i riu në Pogradec kërcënon se do hidhet nga ballkoni

05/12/2024 16:48
Foto Ilustruese

Një person që dyshohet se ka qenë nën efektin e narkotikëve ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka kërcënuar të hidhej.

Menjëherë ka ndërhyrë nëna e tij, e cila e ka futur në banesë. Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja dhe policia.

Ndërsa vetë i riu është çuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA