Koreano-jugorja që kapi tytën e ushtarit gjatë protestave, thotë se “duhet t’i ndaloja” (video-foto)

05/12/2024 17:15

Video e zëdhënëses së partisë opozitare që kapi grykën e automatikut të ushtarit gjatë protestave kundër ligjit të gjendjes ushtarake, është bërë virale në rrjet si një simbol i refuzimit të arbitraritetit.

Zëdhënsja e partisë opozitare insiston se nuk është një grua e guximshme por nuk do të ndalej para veprimeve të padrejta të presidentit Yoon Suk Yeol.

Pamjet tregojnë trupat ushtarake që ndalojë protestuesit të hyjnë në sallën e parlamentit për të refuzuar rendin ushtarak të shpallur nga autoritetet.

Në to shihet 35 vjeçarja Ahn Gwi-ryeong, më parë prezantuese lajmesh që kap grykën e automatikut të drejtuar nga ushtari, duke sfiduar urdhrat e tyre.

“Mendimi im i vetëm ishte t’i ndaloja, i shtyva, bëra çfarë munda”, thotë gruaja në një intervistë.

“Shumë njerëz kundërshtonin rendin ushtarak të shpallur papritur dhe unë duhet t’i ndaloja.”

Reth dy orë pasi presidenti Koresë së Jugut shpalli emergjencën ushtarake, 190 deputetë iu drejtuan parlamentit dhe votuan unanimisht për ta bllokuar masën.

Ahn dëgjohet që i thotë ushtarit në video: “Lëshoje! Nuk të vjen turp?”, teksa ajo i kap grykën e armës dhe ushtari tërhiqet.

E pyetur mbi situatën, Ahn shtonte: “Ka shumë njerëz më të guximshëm se unë, të tjera ndaluan mjetet e blinduara jashtë parlamentit, nuk isha unë më e veçanta”.

Komandanti trupave tha më pas se nuk kishte urdhër për të qëlluar dhe ushtarët nuk kishin municione, teksa masa e gjendjes së emergjencës është anuluar pas presionit popullor.

Kësaj jave parlamenti voton për rrëzimin dhe paditjen e presidentit.

Ahn shtonte mendimin e saj: “Ai është tashmë i paditur psikologjikisht nga populli. Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli ligjin ushtarak sikur të ishte një fëmijë duke luajtur, dhe këtij njeriu nuk zihet besë për të drejtuar vendin”, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

FOTO GALERI
1/3
35 vjeçarja Ahn Gwi-ryeong, më parë prezantuese lajmesh që kap grykën e automatikut të drejtuar nga ushtari, duke sfiduar urdhrat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA