Kryeministri Edi Rama i mbylli derën për momentin kërkesës së Gazment Bardhi për interpelancë urgjente për çështjen Becchetti deri në momentin që SPAK të thotë fjalën e fundit për akuzat që kryetari i grupit parlamentar demokrat ka bërë në adresë të vëllait të tij Olsi.
Bashkë me premtimin për përballje ne Kuvend, shefi i qeverisë paralajmëroi tërheqje nga politika nëse në fund të hetimeve Olsi Rama rezulton trafikant sic pretendon opozita.
“Unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiç fare.”, a thënë Bardhi.
Gazment Bardhi këmbëngul që Edi Rama të japë llogari sipas tij për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar për biznesmenin italian Francesko Becheti, por kryeministri pretendoi të kundërtën.
“A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.”, ka thënë Rama.
Beteja me Becheti nuk ka marrë ende fund, që sipas kryeminsitrit duhet te japë llogari për korruptim të drejtësisë.
Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!
Kryeministri Rama paralajmëroi opozitës se loja me shpifje do marrë përgjigje ne zgjedhjet e pranverës.
Top Channel