Të pasigurt në rrugë/ Kalimtarja përplaset nga një automjet në vijat e bardha në Durrës

04/12/2024 15:00

Mbi këto vija të bardha po kalonte mbrëmjen e djeshme e moshuara që u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në këtë aks rrugor, në Spitallë të Durrësit, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 30-vjeçar nga Durrësi, është ndaluar nga Policia.

E moshuara ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa kalimtarët në këtë zonë shprehen të shqetësuar në lidhje me sigurinë rrugore.

Kjo ngjarje rrugore rikthen në vëmendje nevojën për respektimin e rregullave të qarkullimit nga të gjithë, si drejtuesit e automjeteve ashtu edhe këmbësorët. Ajo gjithashtu ngre shqetësime serioze për mungesën e elementeve të sigurisë rrugore nga firma që ka rikonstruktuar këtë rrugë, duke vendosur një bordurë ndarëse të pandërprerë, edhe në vendet ku ndodhen vijat e bardha.

Siguria në rrugë mbetet një përgjegjësi e përbashkët që kërkon respektim të vazhdueshëm të masave të sigurisë dhe rregullave të qarkullimit për të parandaluar aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA