Plani amerikan kundër atij evropian, dy vizione të kundërta për paqen në Ukrainë
Një monument në nder të kreut të ndjerë të grupit mercenar të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, është prezantuar sot në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ).
Statuja e Prigozhin dhe e krahut të tij të djathtë Dmitru Utkin, të cilët vdiqën të dy në një aksident të pashpjeguar ajror vitin që shkoi, u prezantua sot në kryeqytetin Bangui.
Prigozhin shihet me jelekun e tij anti-plumb dhe radion në gjoks, duke ecur pranë kolegut të tij që mban një kallashnikov.
Zhvillimi vjen teksa ushtarakët e grupit Wagner kane qenë në RAQ prej vitit 2018, kur u ftuan nga presidenti Faustin-Archange Touadéra për të goditur grupet rebele.
Më pas kompani të lidhura me grupin fituan kontrata minerare për kërkimin e diamanteve dhe floririt, shkruan rrejti BBC.
Agjenci ruse operojnë në shumë vende afrikane por me prezencë më të madhe në Republikën e Afrikës Qendrore.
Policia kombëtare vendore tha në një deklaratë se monumenti ishte pjesë e “lidhjeve bilaterale ” mes RAQ dhe Rusisë.
Ceremonia e prezantimit u drejtua nga ministri vendor i mbrojtjes dhe zyrtarë të larte te ushtrisë.
Prigozhin dhe Utkin vdiqën në avion në incidentin e 23 gushtit 2023, kur mjeti tyre privat u rrëzua në afërsi të Moskës duke vrarë të gjithë njerëzit në bord. Kjo ndodhi pas një rebelimi të deklaruar nga mercenarët ndaj pushtetit qëndror në Kremlin, i cili nuk zgjati shumë para se të tërhiqej.
Republika e Afrikes qendrore eshte nga vendet me te varfra ne bote.
Presidenti afrikan Touadéra mbronte prezencën e tyre në RAQ në dhjetor, duke thënë:
“Shumica e territorit ishte e pushtuar nga grupet e armatosura por sot falë bashkëpunimit me Rusinë kjo situatë është ndryshuar,” shkruante BBC.
Top Channel