Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
04/12/2024 13:23
Një rrjedhje e bombolës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan i cili shërbente për pjekjen e mishit.
Ngjarja ka ndodh par pak momentesh në një dyqan në lagjen 28 Nëntori ku për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit është djegur i gjithë dyqani. Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por dëmi ka qenë i madh.
Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarët e subjektit i cili u shkrumbua totalisht.
Top Channel