Protestues hebrej në mbështetje të palestinezëve, demonstruan sot brenda parlamentit të Kanadasë duke kërkuar ndalimin e furnizimeve ushtarake kanadeze për ushtrinë e Tel Avivit.
“Avionët F-35 dhe helikopterët Apache që bombardojnë Libanin e Gazën janë të mbushur me municione e pjesë kanadeze”, shkruhej në pankartat e protestuesve që hynë në ndërtesën e parlamentit dhe më pas u shoqëruan jashtë nga policia.
Aktivistët bënin thirrje ndaj qeverisë për ndalimin e importeve ushtarake nga Izraeli dhe ndalimin e gjakderdhjes nga politikanët e perfshire.
Organizatori i grupit hebre Niall Ricardo, i bënte thirrje qeverisë të vepronte.
“Politikanët tanë rrinë duarlidhur teksa Izraeli djeg të gjallë palestinezët në shtëpitë e tendat e tyre. Avionët e helikopterët e tyre punojnë me pjesë kanadeze, prandaj Kandaja është bashkëfajtore në këtë gjenocid”, tha Ricardo.
Aktivistja Rachel Small, kërkonte ndalimin e kalimit të armëve kanadeze përmes SHBA.
“Ne duhet të ndalojmë qarkullimin e armëve të vdekjes. Kanadaja duhet të ndalojë armatosjen e Izraelit. Ne si hebrej kërkojmë që gjakderdhja të mos kryhet në emrin tonë, njerëzit me ndërgjegje dhe Kanadaja duhet të ndalojë armatosjen për gjenocid”, shkruan rrjeti Yetnews.
Top Channel