Një mision kërkimi e shpëtimi po zhvillohet pas zhdukjes së Elizabeth Pollard, e cila besohet se ka rënë një gropë të thellë të hapur në rrugën e qytezës amerikane.
Gropa e frikshme besohet se ka lidhje me një minierë të braktisur qymyri, dhe mund të jetë hapur kur Pollard kaloi sipër saj, thonin autoritetet.
Grupet e shpëtimit thonin se është tepër e rrezikshme zbritja në galerinë e vjetër prandaj përpjekjet po përqendrohen në uljen e kamerave në përpjekje për të gjetur gruan e moshuar, tha kreu i zjarrfikësve John Bacha.
“Shpresojmë që ajo të jetë në një xhep ajri,” tha dje oficeri, duke shtuar se të tjerë njerëz kanë mbijetuar në situata të ngjashme me miniera të vjetra nëntokësore.
Pollard u shpall e humbur nga familjarët një ditë më parë, dhe duke kërkuar për të, zyrtarët zbuluan deh gropën e gjerë me masë sa një pusetë qytetare.
Zona rreth gropës ishte një cipë e hollë toke që duket se ishte degraduar me kalimin e kohës, thanë zyrtarët.
Kamerat e futura në gropë tregonin një zbrazëtirë të madhe me thellësi të ndryshme, tha kreu i zjarrfikësve Scot Graham, duke shtuar se një këpucë ‘moderne’ ishte parë mes mureve të gropës.
“Procesi i kërkimit është i gjatë e i lodhshëm,” tha Graham sipas rrjetit ABCNews.
Top Channel