Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot në Ankara princin e kurorës së Japonisë, me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.
Ai raportohet se theksoi rrënjët e thella të miqësisë mes dy vendeve dhe shprehu kënaqësi për bashëpunimin dhe avancimin e realizuar si nga Tokio dhe Ankaraja, shkruajnë mediat vendase.
Presidenti turk raportohet se përmendi sfidat e të dy vendeve me katastrofat natyrore si tërmetet e përmbytjet, duke kërkuar bashkëpunim në menaxhimin e eventeve të tilla.
Dy liderët diskutuan gjithashtu për teknologjnë dhe energjinë e rinovueshme.
Marrëdhënia mes dy vendeve daton prej shekullit të 19-të me mbytjen tragjike të luftanijes otomane Ertugrul në brigjet e Japonisë që solli një ndjesi simpatie mes dy vendeve dhe hodhi themelet e miqësisë.
Vendet nisën marrëdhënie diplomatike në 1924 dhe gjatë dekadave ato janë përforcuar me këmbime kulturore, tregti dhe mbështetje të ndërsjelltë gjatë krizave.
Top Channel