Ujqërit gri pranë humbjes së statusit ‘rigorozisht të mbrojtur’ në Evropë (fotot)

03/12/2024 17:12

Statusi i mbrojtjes së kafshës së egër kanine pritet të ulet nga ‘rigorozisht të mbrojtur’ në thjesht ‘të mbrojtur’.

Kjo pasi vendet evropiane kanë rënë dakord të ulin mbrojtjen pas rritjes së numrit të ujqërve dhe efektit dëmtues në kafshët dhe kulturat bujqësore.

49 vendet anëtare të Konventës së Bern për Mbrojtjen e Botës së Egër dhe Habitateve në Evropë kanë rënë dakord të ulin gradën e mbrojtjes së ujkut, njofton Këshilli i Evropës.

Ndryshimi pritet të implementohet në mars 2025.

Aktualisht ujqërit mbrohet nga gjuetia ose kapja me gracka, përveç rasteve kur ata kthehen në rrezik për bagëtitë ose jetën e njerëzve.

Me statusin e ri, cdo rregullim në numrat e ujqërve “kryhet me qëllim uljen e pragut të kontrollit të gjuetisë ndaj tyre”, thuhet në dokument.

Rreth një shekull më parë ujqërit gri ishin thuajse shfarosur në Evropë por numrat e tyre janë rikuperuar prej mbrojtjes së ofruar, dhe statusit “rigorozisht të mbrojtur” që specia mori në 1979.

Por në vitin 2023, ujqërit e egër gri në 23 vende të BE arrinin në shifrat 20,300 kafshë, çka besohet se shton kontaktet e tyre dhe rrjedhimisht konfliktin me njeriun.

Por grupet e mbrojtjes së kafshëve kanë folur kundër zbutjes së masave mbrojtëse duke argumentuar se janë të parakohshme dhe se qëllimi i tyre është politik.

“Në vend të mbështetjes së masave për bashkëjetesën, ne po tërhiqemi nga sukseset tona të mbrojtjes së kafshëve!” shkruante rrjeti World Wildlife Fund në një koment, sipas Al Jaseera.

FOTO GALERI
1/3
Statusi i mbrojtjes së kafshës së egër kanine pritet të ulet nga ‘rigorozisht të mbrojtur’ në thjesht ‘të mbrojtur’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA