Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur një natë më parë brenda një lokali në fshatin Ndroq të Tiranës.
Viktima Alfred Dedja ka qenë duke drekuar me miqtë e tij kur në lokal është futur i pamaskuar Julian Gjoshi.
Ky i fundit pa thënë asnjë fjalë ka qëlluar disa herë në drejtim të Dedjas duke e lënë të vdekur në vend. Me dy plumba
Pas ngjarjes ai është larguar me nje mjet tip Benz pa lënë gjurmë ndërsa dyshohet se pazaret e drogës kanë prishur edhe miqësinë mes tyre.
Autori është kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajrit. Ky i fundit kërkohet nga policia për rrëmbimin e Jan Prengës në zonën e Kamzës 4 vite më parë.
Madje në përgjimet e Sky Ec, rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julianin i cili ishte kapur me armë pa leje.
Dyshohet se viktima dhe autori janë njohur në kompleksin Golden në Shijak në pronësi të Hajrit, ku Dedja ka punuar si menaxher.
Në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari Jan Prenga
Pista e mundshme kryesore mbetet prishja e pazareve të drogës, por flitet edhe për një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Top Channel