Qiraxhiu rrihet për vdekje nga pronari pas debatit për qiranë në New York (fotot)

02/12/2024 16:31

30 vjeçari Kristopher Samaroo, raportohet se është rrahur brutalisht jashtë shtëpisë së tij në Bronx, NYC, dhe më vonë ka vdekur nga plagët. Dy burra janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje me dashje në lidhje me çështjen, shkruajnë mediat vendase.

Samaroo u sulmua papritur mbrëmjen e të shtunës, sipas policisë nga pronari 43-vjeçar i shtëpisë Omar Lamoni, i cili e ndaloi për të kërkuar pagesat e munguara të qirasë, per apartamentin problematik.

Pronarit të shtëpisë raportohet se iu bashkua dhe gjysmë-vëllai i tij, 33 vjeçari Edwin Nina, që nisi të rrihte Samaroo. Ndërsa e fejuara e viktimës Brittney Shears, thotë se partneri saj u godit me një levë hekuri.

Ajo tha për rrjetin vendas News12: “Vëllai pronarit shkoi në bagazhin e makinës dhe nxorri levën e hekurit, teksa priste im-shoq te shkallët. Mes tyre nisi një përleshje dhe të dy ranë përtokë”.

Mediat vendase thonin se çifti po paguanin vetëm qira të pjesshme prej problemeve me shtëpinë, kryesisht prej mungesës së ujit të ngrohtë. Zyrtarët e strehimit në zonë thonë se për adresën në fjalë kishin pasur dhjetra ankesa dhe të paktën 17 shkelje në dy vitet e fundit, shumica e të cilave lidhur me ujin e ngrohtë.

Zonja Shears tha se kishin ardhur në apartament në 2022 dhe tashmë pas vdekjes së saj duhet të rrisë e vetme dy vajzat e vogla të çiftit. Mediat thonin se sulmi brutal ndaj viktimës ishte dëshmuar nga të paktën një prej fëmijëve.

Policia e New York tha se Samaroo u gjet me plagë të rënda në trup dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Pronari shtëpisë u akuzua për sulm të rëndë dhe rrezikim të jetës së një fëmije, ndërsa të tjera akuza do të vijojnë gjatë hetimeve.

Zonja Shears tha se kishte humbur shokun e jetës: “Ne do të martoheshim, kjo nuk ka kuptim, vajzat e mia nuk meritojnë të rriten pa baba”, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Samaroo u sulmua papritur mbrëmjen e të shtunës, sipas policisë nga pronari 43-vjeçar i shtëpisë Omar Lamoni, i cili e ndaloi për të kërkuar pagesat e munguara të qirasë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA