Në kërkim për mbajtje pa leje të armëve shpërthyese nga Interpol Athina, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

02/12/2024 11:29

Policia malazeze arrestoi një shtetas shqiptar me iniciale R. S, 27 vjeç, i cili kërkohet nga Interpol Athina.

Kapja e tij u krye në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), thuhet në njoftimin e administratës policore. Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.

“Në komunikim ndërmjet oficerëve të  Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA