Momentet e fundit të aktores që meditonte mbi shkëmbinj, para se të përfshihej nga dallgët në bregdetin e Tailandës (fotot)

02/12/2024 16:00

Një modele e aktore raportohet se është marrë nga dallgët drejt vdekjes teksa stërvitej në tapetin e jogës në një pikë të njohur turistike në Tailandë.

24 vjeçarja ruse Kamilla Belyatskaya, është zhdukur në pikën turistike të Koh Sumui disa momente pasi filmonte veten duke medituar mbi shkëmbinj me pamje nga Gjiri i Tajlandës.

Pamjet tragjike tregojnë Kamila që përfshihet nga dallgët e mëdha duke u tërhequr në ujin e ftohtë, dhe megjithë ndihmën e një kalimtari për të nuk dihet më asgjë, shkruan Daily Mail.

Turistja nga qyteti rus i Novosibirsk, po vizitonte ishullin e dytë më të madh në Tailandë me të dashurin e saj, sipas raportimeve.

Ajo kishte shkuar për të medituar në pikën panoramike Lad Ko mes zhurmës së dallgëve, duke komentuar në rrjetet sociale se e adhuronte vendin duke e quajtur “vendndodhja më e mirë në botë”.

E reja po praktikonte joga në tapetin e saj rozë por papritur ishte përfshirë nga uji i valëve të ashpra. Grupet e shpëtimit që erdhën më pas u penguan në përpjekjet e tyre prej detit të ashpër.

Kamila vinte shpesh në këtë pikë të plazhit teksa komentonte më parë: “Më pëlqen shumë Samui por ky vend me plazhet e shkëmbinjve është më i bukuri që kam parë ndonjëherë”.

I dashuri i vajzës dhe dëshmitarë të tjerë komentuan në polici mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërsa mediat vendase paralajmëronin turistët të tregonin kujdes në shkëmbinjtë e bregdetit gjatë sezonit të stuhive.

“Vizitorët duhet të bejnë shumë kujdes duke iu shmangur bregdetit shkëmbor gjatë periudhës së valëve të larta.

Tailanda frekuentohet shumë nga turistët rusë, teksa 1.48 milionë prej tyre erdhën vitin e kaluar.

Autoritetet vendase thane se po koordinojnë përpjekjet për të gjetur turisten e humbur por deri tani pa sukses, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
24 vjeçarja ruse Kamilla Belyatskaya, është zhdukur në pikën turistike të Koh Sumui disa momente pasi filmonte veten duke medituar mbi shkëmbinj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA