Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, i zhvilluar në Kuvend, në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme, por jo vetëm.
Dumani listoi disa nga arritjet që SPAK ka bërë që prej krijimit, ndërsa theksoi se “sa i takon luftës kundër korrupsionit, SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshme të pushtetit ekzekutiv, anëtarëve të kuvendit gjithashtu edhe me pushtetin gjyqësor, avokatë, gjyqtarë dhe funksionarë të policisë së shtetit, dhe për kryetarë apo ish kryetarë bashkish. Kemi bërë të mundur të godasim organizata kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike”.
“Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, për zyrtarët e lartë, në fokus të SPAK është edhe luftë kundër krimit të organizuar. Gjithashtu është identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe subjekte të krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAK, deri në ditën që flasim kemi sekuestruar një total asetesh 150 milionë euro”, tha kreu i SPAK.
Në komision, Dumani tha se Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion për vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra.
Top Channel