Ekstradohet nga Shqipëria drejt Turqisë shtetasi turk Mehmet Akman.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se shtetasi turk është dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vite burg për “Trafik të narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA