Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri brenda një lokali pasditen e kësaj të diele në fshatin Ndroq të Tiranës.
Gazetarja e Top Channel Kleida Muka raporton se viktima është identifikuar si Alfred Dedja 50 vjeç, i cili ishte banor i zonës. 50 vjeçari ishte në këmbë kur është qëlluar për vdekje nga autori i dyshuar si Julian Gjoshi 27 vjeç nga Shijaku.
Ky i fundit është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Policia po kreh zonën me qëllim kapjen e tij, ndërsa mësohet se pasi ka shtënë disa herë me armë, ka ikur nga vendngjarja me një mjet tip “Benz” të zi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë prishja e pazareve të drogës por hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.
Top Channel