Një tragjedi është shmangur në fshatin Gorican në Dimal nga policia e Beratit.

Pasditen e të shtunës babë e bir kanë shkuar me mjete prerëse thikë e kosore te fqinji i tyre. Pas një konflikti të ashpër mes tyre kanë plagosur jo vetëm kryefamiljarin 49 vjeç, por edhe djalin e tij 24 vjecar dhe një të afërm të moshës 18 vjeç, i cili ndodhej në banesë kur ndodhi sulmi.

Uniformat blu kanë arrestuar autorët  në flagrancë për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën e kanë marr mjekim në spitalin e Beratit.

Njoftimi i policisë

Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë reezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA