Reshje dëbore gjatë natës në zonat malore në Librazhd, turistët “e shfrytëzojnë”, por disa fshatra janë pa energji elektrike

01/12/2024 14:41

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës në zonat malore në Librazhd. 

Gjatë ditës nuk ka pasur më reshje, por moti paraqitet me erë shumë të fortë dhe temperatura deri në -5. Trashësia e dëborës në disa zona shkon në 20 cm.

Rruga nacionale Librazhd-Peshkopi është e kalueshme pa asnjë problem. Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë po ashtu kalohet pa probleme, pasi nuk ka prani të dëborës.

Disa fshatra aktualisht janë pa energji elektrike, për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq. Rreth 1500 abonentë janë pa energji. Po punohet për rikthimin e energjisë në fshatrat e Peqinit, Përparim e Bicaj; në Prrenjas në fshatrat Skroskë, Peshtan; në Librazhd fshatrat Zgosht, Qarrishtë, Stërblevë, Lunik; në Elbasan fshatrat Zavalinë, Pashtresh, Seltë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA