Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra, priten edhe gjashtë vëllime të tjera Të rritur në një ambient poçarësh, këta fëmijë në Farkë kanë kuriozitetin t’i japin formë baltës dhe nga duart e tyre të vogla të nxjerrin enë prej balte.
“Jam tetë vjeç. Poçarinë ma ka mësuar babi dhe më pëlqen shumë”, shprehet një djalë i rritur me pasionin për punimin e baltës.
Përmes aktivitetit “Duar të lashta”, që kishte për qëllim promovimin dhe trashëgiminë kulturore të Farkës, banorët ekspozuan produkte artizanale të qeramikës, por dhe verës e rakisë së zonës.
Procesi i krijimit të tavave dhe enëve të baltës kërkon delikates dhe përkushtim. Në Farkën e njohur për punimet e baltës tani janë vetëm katër familje që vazhdojnë traditën dhe synojnë që këtë profesion t’ua trashëgojnë fëmijëve, teksa kërkesa për këto enë gatimi dhe dekori është në rritje.
Top Channel