Dhjetëra fshatra pa energji elektrike në qarkun e Korçës! Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë aksin Qafë Qarri-Ersekë
01/12/2024 10:16
Reshjet e borës janë ndërprerë në pjesën më të madhe të zonës juglindore, ku po bie shi me intensitet të ulët.
Në lartësitë mbi 1.200m mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intensitet mesatar. Në Dardhë trashësia e borës varion 15 -30 cm dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore. Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri, Qafë Qarri-Ersekë nuk është i kalueshëm.
Mjetet lëvizin nga rruga e vjetër, e cila është e hapur. Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës, trashësia e borës varion nga 20-30 cm.
Nga moti i keq kanë mbetur pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë.
Top Channel