Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:20 në aksin Lezhë-Laç.
Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën në kryqëzimin e Rrilës, ku nga goditja njëra nga automjetet ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Nga raportimet e para, bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Dyshohet se mjeti tip Opel t’i ketë ndërprerë rrugën mjetit tjetër, tip Mercedez, ku për pasojë drejtuesi i mjetit “Opel” Pjeter Çafa është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
“Janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale”, tha në një njoftim policia.
Top Channel