Këmborat shekullore të deleve! Bariu zbulon në “Bagëti e Bujqësi” historinë e veçantë: Gjyshi shkoi në Turqi, kërkoi…

30/11/2024 18:44

Gazetarja Rudina Muça vendosi të tregojë për “Bagëti e Bujqësi” këmborat shekullore, të cilat përdoren për bagëtitë.

Me madhësi të ndryshme, teksa fshehin historinë, u shpjeguan nga bariu i Fushës së Çajupit.

Pëllumbi zbuloi edhe vendin ku janë prodhuar këmborat të cilat i kanë treguar brez bas brezi.

Ai tha se gjyshi ka marrë rrugën duke ikur në Turqi, për të kërkuar dhe realizuar një këmborë të personalizuar.

Rudina Muça: Këtu në vendin e blegtorisë dhe natyrës, historia fillon që këtu, ne i themi këmborë. Pa mi shpjego pak, pse i kemi të ndryshme?

Pëllumbi-bari: Varen dy herë në vit, kjo është këmborja e cjapit dhe është 100 vjeçare.

Rudina Muça: Përse ky ndryshim kumbarash?

Pëllumbi-bari: Sepse disa ka zile të ndryshme, ka të vogla që rrinë gjatë gjithë kohës por ka dhe këtë që nuk e mban dot cjapi sepse e dëmton. (Shpjegon ndarjen e këmboreve)

Rudina Muça: Ku punoheshin këto më parë?

Pëllumbi-bari: Gjyshi e ka bërë në Turqi, ka udhëtuar për atje. Secili bën llojin e vet.

Për të mësuar më tepër ndiqni videon:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA