Një blegtor 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasi u gjend mes ujërave të vrullshme të një përroi në rajonin Kontia të ishullit Limnos, ndërsa gjithë Greqia po goditet nga një valë e moti të keq me shira të dendur, stuhi dhe erëra të fuqishme.
Bëhet fjalë për një sistem moti me emrin Bora, i cili vjen si pasojë e një niveli të ulët barometrik në Jon, që lëviz ngadalë në drejtim të lindjes dhe që do të godasë shumë zona të Greqisë deri të hënën.
Dukuritë ekstreme kanë prekur rëndë Limnosin, i cili u përmbyt nga përrenjtë që dolën nga shtrati, ndërsa banorëve u është kërkuar të evakuojnë vendbanimin Kontias, me mesazhin “112”, për shkak të tejmbushjes së digës në zonë.
Një person i dytë 70 vjeç ka humbur jetën në të njëjtin ishull , pasi është rrëzuar dhe është goditur për vdekje në kokë teksa pastronte shkallët e shtëpisë së tij, nga balta.
Njëkohësisht mesazhi i paralajmërimit “112” është dërguar përveç se tek qytetarët e Selanikut ,edhe tek banorët e Atikës ,në orët e pasdites.
Mesazhi paralajmëron stuhi të forta lokale përreth Athinës në orët e vona të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të së dielës, ndërsa u kërkon qytetarëve të kenë kujdes në lëvizjet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Sipas Shërbimit Sinoptik Kombëtar do të mbizotërojë erë shumë e fortë dhe stuhi shiu , ndërsa në shumë zona të Maqedonisë perëndimore dhe në zonat e Epirit do të ketë reshje të dendura bore.
Në Kostur shërbimi i Zjarrfikësve ka ndihmuar 35 pasagjerë që mbetën të bllokuar nga bora me një autobus turistik në rrugën nga manastiri i Panagisë në Kleisoura.
Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizave ka paralajmëruar se në orët në vijim do të ketë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta 8, 9 dhe 10 ballë në mbarë Maqedoninë Qendrore, por edhe në Thesali e Atikë dhe ju ka bërë thirrje organeve lokale të marrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.
Top Channel