3 të studentë të vdekur, 1 i plagosur rëndë në zjarrin e fuoristradës Tesla në Kaliforni (fotot)

30/11/2024 21:50

Tre adoleshentë nga Kalifornia kanë humbur jetën mbrëmë në përplasjen dhe zjarrin masiv që pasoi kur mjeti tyre furistradë ‘Tesla Cybertruck’ doli papritur nga rruga, njoftonin autoritetet.

Adoleshentët tragjike të identifikuar si studentë të universitetit Bay Area, ishin miq të vjetër ndërsa policia po tha se ende nuk di shkaqet e sakte të tragjedisë.

Jack Nelson, Soren Dixon, e Krysta Tsukahara — 19-vjeçarë në vit të dytë njiheshin që në shkollë të mesme dhe po ktheheshin nga një festë në Piedmont në orët e vonë të së enjtes kur makina e tyre elektrike u përplas me një pemë në një kthesë dhe shpërtheu në flakë masive, njoftonte rrjeti CBS San Francisco.

Miku i tyre i katërt Jordan Miller  —  20-vjeçar i Universitetit të Wisconsin— i mbijetoi përplasjes me plagë të rënda djegieje, tha nëna e tij Samantha Miller, për mediat.

“Është një situatë e rëndë. Unë mendoj për fëmijët që u shuan”, raportohej të thoshte Miller.

Nelson e Dixon kishin luajtur së bashku me skuadrën e futbollit të shkollës së mesme Piedmont High School, ashtu si dhe Nelson që luante me skuadrën e atletikës.

Policia tha dje se po hetonte për shkaqet e aksidentit duke shtuar se nuk kishte automjete të tjera të përfshira në ngjarje.

Automjeti modern elektrik kishte dalë nga rruga në kthesë dhe ishte përplasur me një mur betoni, duke mbetur i bllokuar mes murit dhe pemës, tha kapiteni i policisë së Piedmont, Chris Monahan.

Kur erdhi policia, fuoristrada ishte përfshirë nga flakët masive të baterisë së makinës, pa mundësi shpëtimi për të rinjtë brenda.

Patrullat në Kaliforni kanë sekuestruar tashmë mjetin Cybertruck për të hetuar për avari te mundshme teknike.

Ngjarja vjen teksa kompania Tesla ka lëshuar një thirrje kthimi për modelet e fundit Cybertruck të vitit 2024.

Muajin e kaluar kompania e Elon Musk tha se po rikthente 27,000 automejte të shitura për probleme me kamerën e pasme që mund të reduktojë shikueshmërinë e shoferit, shkruan rrjeti vendas New York Post.

Më herët një rikthim i mjeteve ishte njoftuar për defekt në pedalin e gazit, por gjithsesi automjetet elektrike kanë qenë shpesh në faqet e mediave për zjarret e shkaktuara nga bateritë e tyre, të cilat nuk mund të fiken me mjetet konvencionale të zjarrfikësave.

FOTO GALERI
1/5
Viktimat e aksidentit, Krysta Tsukahara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA