Vdes në spital sportisti 20-vjeçar i futbollit amerikan Alabama A&M pas dëmtimit (fotot)

29/11/2024 21:37

Mjekët ligjorë konfirmuan sot vdekjen e parakohshme të profesionistit të futbollit amerikan Medrick Burnett Jr, mbrojtës i skuadrës Alabama A&M, katër javë pas një dëmtimi në kokë gjatë ndeshjes.

Vdekja e 20-vjeçarit ishte njoftuar gabimisht nga skuadra e tij në fillim të javës, edhe pse i ndjeri ishte ende në makinerinë që e mbante në jetë në spitalin UAB Hospital.

Në një njoftim motra e tij Dominece James, shkruante se Burnett u dëmtua në një përplasje kokë më kokë gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Bulldogs’ 27-19 më 26 tetor.

Burnett, sportist i ri nga Lakewood, Kaliforni kreu katër ndërhyrje të suksesshme gjatë ndeshjes, me skuadrën e re ku ishte transferuar këtë sezon.

‘Medrick ishte një atlet i jashtëzakonshëm me energji pozitive, ndjenjë udhëheqjeje dhe pasion. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë. Familja e tij i qëndroi pranë gjatë vuajtjes dhe ne admirojmë forcën e tyre”, shkruante më herët kreu teknik i skuadrës” Dr. Paul A. Bryant.

Por familjarët thanë për rrjetin TMZ Sports se deklarata e tij ishte e rreme pasi në atë kohë  Burnett Jr. ishte ende duke luftuar për jetën.

Motra e tij Dominece tha në njoftimin e faqes së donacioneve: “Ai festoi ditëlindjen e 20-të më 27 tetor, në kujdes intensiv, dhe kjo ishte shumë e dhimbshme. Kishte gjakderdhje në kokë dhe enjtje të trurit. U detyruan të pranonim procedurën e kraniotomisë si mundësi e fundit për t’i shpëtuar jetën”.

“Nëna e tij nuk ka mundur të punojë që prej dëmtimit, dhe fondet e donacioneve janë të nevojshme në këtë kohë të vështirë. Falemnderit për mbështetjen tuaj”, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA