Situatat te Portugalia, reagon sulmuesi i luzitanëve: Cristiano është shembull, por s’jemi të detyruar t’i pasojmë topin atij 22/06 10:02
Cagliari është rikthyer te fitorja në kampionat, kësaj radhe duke mposhtur në shtëpi skuadrën e Veronës, me një gol të Piccolit në minutën e 75’.
Në këtë sfidë u aktivizua titullar dhe portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri, i cili duket se e ka fituar vendin e tij në skuadër.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar në Serie A për ish-portierin e Egnatias, i cili bëri një paraqitje fantastike duke e mbajtur portën e paprekur, në mënyrë që skuadra e tij të merrte një fitore të rëndësishme për objektivin mbijetesë.
Top Channel