Një nuse e re është gjetur e vdekur disa ditë pas ‘martesës së ëndrrave’ gjatë muajit të mjaltit në Miami.
26 vjeçarja Aleksandra Leczycka, kishte vdekur papritur pas një reagimi alergjik ose nga mbidoza e drogave teksa celebronte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte ardhur nga Polonia, besonin zyrtarët vendas per ngjarjen e veres 2022.
Leczycka dhe bashkëshorti i saj David Leczycki, nga Siedlce në Poloninë qendrore, ishin martuar 23 ditë më parë, por ishin gjetur të dy pa ndjenja në një rrugë në Florida.
Policia nuk e di sesi kanë humbur ndjenjat dy të rinjtë, por David ishte i veti i mbijetuar.
Të dyve u ishin marrë paratë e sendet me vlerë raportonin mediat lokale, çka bën që policia të besojë se ata ishin gënjyer me droga për të humbur kapacitetet fizike, shkruanin sot mediat polake.
E vërteta tragjike për vdekjen e nuses së re duket se është zbuluar teksa policia e Miami ka përcaktuar se ata kishin marrë vullnetarisht droga psikoaktive.
Disa orë para vdekjes së Leczycka në gusht 2022, ajo postonte në rrjet imazhe të vetes dhe bashkëshortit duke u zbavitur në një bar në plazhin e Miami.
Prokurorja e Siedlce Krystyna Golabek tha: “Sot kemi vendosur të ndalojmë hetimet për vdekjen e Aleksandra L., më 29 gusht 2022, në Miami Beach, SHBA, si dhe për ekspozimin e David L. ndaj helmimit të rëndë trupor”.
Golabek tha se provat tregonin se të rinjtë kishin marrë vullnetarisht ose jo-vullnetarisht drogat.
Leczycka e David ishin martuar në 6 gusht 2022, por e reja vdiq tragjikisht tre javë më vonë.
Bashkëshorti i saj nuk ka folur publikisht për incidentin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Top Channel