Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer për “Exclusive” disa detaje nga periudha e komunizmit.
Ngjela u shpreh se Enver Hoxha mund të vritej vetëm në shtëpinë e tij në Durrës, ose siç njihej ndryshe Blloku, pasi kontrolli nuk ishte aq strikt sa në Tiranë.
“Blloku ishte i izoluar sepse ata ruheshin. Vetë Blloku ishte krijuar sepse ata kishin frikë nga atentatet. Kështu e kishte Moska dhe gjithë Lindja, pra ata të byrosë politike rrinin në një zonë që ruheshin me ushtarë.
Ka një rregull në kriminalistikë. Ai që ka bërë një krim ose ka vrarë, ka frikë. Pse, pak vrau ai, Enver Hoxha? Por koha e tregoi që nuk pati goditje dhe më vonë rezultoi që Uashingtoni donte Hoxhën. Jo se e pranonte. Doli ajo ‘Doktrina Kenedi’, u shpall para dy vitesh më duket. ‘Doktrina Kenedi’ ishte të mbahet Enver Hoxha, le të na godasë sa të dojë, asnjë fjalë kundër tij. Ne na habiste kjo”, tha si fillim Ngjela.
“I vetmi plan ishte do vritej apo s’do vritej Enver Hoxha. S’kishte rrugë tjetër, po të vritej Enver Hoxha do kishte shpëtuar Shqipëria. Mund të vritej vetëm në Bllok në Durrës. Këtu s’bëhej dot. Në Bllok ai rrinte në një çadër, se blloku i Durrësit nuk ishte aq i izoluar sa ai i Tiranës. Ai rrinte atje në një çadër, ulej dhe lexonte. Me një revole i bije, por do të vrisnin.
Pyeta dhe më thanë që të vrasin në vend. E kishin doktrinë. Nuk prisnin ata që të shkoje në gjyqe. Në përplasje, ti vrisje ata të vrisnin. Do thoni ju që po ta kisha bërë, tani do isha hero. Po kush mendon për heronjtë, unë isha 22 vjeç. Për Enver Hoxhën do sakrifikoja jetën? Pastaj ne kishim shpresë të madhe që ata do binin në krizë. Sa ishte Enver Hoxha nuk ra në krizë. Kriza kapi Ramizin dhe u dorëzua. Ramizi u dorëzua nuk e rrëzoi Saliu (Berisha). Gjetën Saliun dhe e vunë”, u shpreh Ngjela.
Top Channel