Mes shtrëngimit ekonomik, grekët mbledhin ullinjtë e pemëve të rrugës për t’i kthyer në vaj për të varfrit (fotot)

29/11/2024 18:40

Jo larg një prej autostradave më të rëndësishme të Athinës punonjësit po mbledhin ullinj nga pemët e rrugës pranë një stacioni autobusi.

Ata thonë se qëllimi është parandalimi shpërdorimit dhe prodhimi vajit edhe për qytetarët më të varfër.

Tashmë një litër vaj ulliri kushton rreth 18 euro në dyqanet greke, por kjo vjelje llogaritet të jepet falas për qytetarët.

Qyteza Glyfada ka qindra pemë ulliri nëpër rrugë dhe ka nisur tashme vjeljen e tyre për më të varfrit një dekadë më parë.

Shembulli i saj është marrë dhe nga bashki të tjera të Athines.

Porti perëndimor i Patras ka bërë të njëjtën gjë, ashtu si dhe qendra veriore Selanik që është bashkuar këtë vit me nismën, shkruan rrjeti AFP.

“Përveç mbrojtjes së frytit që të mos shkojë dëm… kjo i bën mirë pemës së ullirit dhe mbron kalimtarët të mos rrëshkasin nga kokrrat e rëna”, thotë mini-bashkia e Athinës, Alimos duke bërë apel për vullnetarë të mbledhjes.

“Vaji i tyre është shumë i mirë … e gjithë Greqia prodhon vaj të mirë ulliri,” thotë Stavros Giakoumakis, zëvendës-kryebashkiak, i cili është kujdesur për nismën prej vitit 2014.

Rezidentja Eleni Papachristopoulou, e cila është vendosur në zonë në vitet 1970, thotë se pemët e ullirit në rrugën e saj janë mbjellë 50 vjet më parë

“Prej vitesh ullinjtë binin në rrugë dhe askush nuk i mblidhte”, thotë ajo./AFP/

FOTO GALERI
1/6
Jo larg një prej autostradave më të rëndësishme të Athinës punonjësit po mbledhin ullinj nga pemët e rrugës pranë një stacioni autobusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA