Fiks Fare/ Varrezat e Dëshmorëve në Rrëshen mbulohen nga bari. Derës i është vënë kyçi për mos t’u futur bagëtitë

29/11/2024 21:15

Varrezat e Dëshmorëve në Rreshen të Mirditës drejt degradimit total.

Asnjë institucion nuk merret me restaurimin e tyre, e as me pjesën e mirëmbajtjes. Për shkak të mos kositjes së barit, hyrja tek këto varreza mbahet e mbyllur me dryn, nga frika se mos futen bagëtitë.

Bashkia e Mirditës thotë se këto varreza pastrohen vetëm dy herë në vitë , dhe se nuk kanë ndonjë fond të posaçëm për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në Fiks Fare u ankua djali i dëshmorit Zef Bruçi, Gjon Bruçi.  Ai tregon kalvarin që duhet të ndjekë për të vizituar të atin në Varrezat e Rrëshenit. Sa herë që ai shkon në këto varreza është hall më vete. Fillimisht pasi dera e tyre rri e mbyllur me dryn, për shkak se bari është rritur shumë nga moskositja e tij dhe hyjnë bagëtitë. Ai çdo herë duhet të kontaktojë vjen kryetarin e organizatës së Dëshmorëve të Mirditës, që t’i hapet dera e varrezave. ” Po t’i shohësh këto varre më shumë ngjasojnë me varre  arkeologjike se sa varre njerëzore” shprehet djali i dëshmorit. Për këtë fajëson institucionet qendrore përfshi edhe ato bashkiake.

Fiksi u lidh edhe me kryetarin e Organizaës së Familjarëve të  Dëshmorëve të rrethit Mirditë, Nikoll Nreca i cili pohoi se nuk kanë asnjë mbeshtetjë financiare as nga ndonjë institucion tjetër dhe as nga bashkia.  Për këtë arsye ai ka qenë i detyruar që këto varreza t’i mbylli  për mos u përdhosur, gjë e cila pengon edhe hyrjen e çdo qytetari të Mirditës për homazhe. Madje nëpërmjet Fiksit ai bën apel qeverisë që të mundësojë një fond për rikonstruksionin e këtyre varrezave dhe dëshmorët të marrin vemëndjen që u takon.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Bashkisë Mirditë , ku kryetari Albert Melyshi pohoi se këto varreza pastrohen dy herë në vit nga punonjësite ndërrmarrjes së shërbimeve.  Pastrimi bëhet në muajt Maj- Qershor dhe Shtator- Tetor. Kryetari Melyshi sqaron për Fiksin se bashkia  në buxhetin e saj nuk ka një fond të detajuar vetëm për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Varrezave të Dëshmorëve. Por ai siguron gazetarët e Fiksit se do ngrejë një grup pune dhe të bëhet pastrimi i Varrezave të Dëshmorëve që e kanë për detyrë ta bëjnë.

Zef Bruçi ka qenë Kryetar i Këshillit të Frontit të fshatit Lufaj të Mirditës, ish partizan terreni  dhe është vrarë nga bandat reaksionare më 6 korrik 1949.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA