Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës hapi dyert për koncertin festiv “Këngët e Vendit Tim”, një homazh artistik me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit dhe 112-vjetorit të Pavarësisë.
Nën udhëheqjen artistike të sopranos Olta Juba dhe dirigjimin e Orges Memës, koncerti ngjiti në skenë disa nga talentet më të spikatura të qytetit që sollën plot freski këngë të mirënjohura të muzikës sonë.
Tingujt e Orkestrës frymore, harmonia e Korit të të rinjve dhe energjia e solistëve dhe e kërcimtarëve morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit që u bënë pjesë e koncertit. Interpretimet përçuan atdhedashurinë dhe krenarinë kombëtare.
Koncerti që u organizua nga autoritetet lokale të kulturës dhe arsimit në Durrës, në kuadër të këtyre festave, dhuroi, përmes muzikës, atmosferën kuqezi dhe momente festive që forcojnë përkatësinë dhe krenarinë kombëtare.
Top Channel