Nga Agron Gjekmarkaj

Sa keq qe ka vdekë Sami Repishti ! Si nje zë nga qielli shfaqej ai në Boten shqiptare, herë pas here, kur urtia e tij perkufizohej si shpresë!

Diku në faqet e para të librit “Nën hijen e Rozafës”, Repishti na rrëfen se si teksa mësuesi i historisë u fliste studentëve për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, një shok klase ofshan e plot pafajni thotë: “Sa keq që ka vdekë Skënderbeu!”. Një keqardhje e tillë duket e shoqëron qysh në vogli edhe Sami Repishtin, sepse në vetëdijshëm Skënderbeu është për të “mbinjeriu” shqiptar që ndryshon rrjedhat e historisë! Kjo ofshamë duhet ti dalë sot çdo shqiptari që e ka shijen e kultures, të lirisë, të dinjitetit njerzor, të një shoqnie pa dhunë e padrejtesi, apo atë sublimitetit të Atdheut!

Sami Repishti një nder intelektualet më të medhenj shqiptar futur në mes të dy shekujve sot nderroi jete! Gjithë jeten e tij ja kushtoi dinjitetit njerzor, lirisë individuale e shoqerore! Shqiptar rracet e shkodran sojit, shkrimtar , disident , i burgosur politik, filozof, profesor në Amerikë, veprimtar pranë administratave të ndryshme të SHBA-ve, kohe e gjitha e shpenzuar per Shqiperinë e Kosoven , në konflikt të pareshtur me tiraninë komuniste e shtypjen nacionale! I formuar në perendim per 10 vjet i burgosur pas perdes së hekurt! I arratisur si ne legjenda mberrin në vendin e lirive ! Mundesinë personale e kthen në perspektive shqiptare!
Bashkëkohes e mik i të medhenjeve , Koliqi, Camaj , Pipa i madh sa ata! Ideolog i identitetit europian të shqiptarve po kaq i mendesisë dhe standarteve demokratike!

Gjithë rininë e kam kaluar në vendin tim të lindjes, Shqipëria, ku kam parë tërë skenat çnjerëzore të tmerrit fashist të Luftës së Dytë Botërore. I ri pjesëmarrës i Rezistencës, u ndodha më 1945 përballë një ideologjie totalitare dhe një qeverie që e quanin ‘pushteti i popullit’. Realiteti që përjetova dërrmoi tërë shpresat e mija, dhe me vullnetin për t’i qëndruar besnik vetvetes, iu kundërvura rendit të ri të vendosur. Më quajtën ‘rebel’. E pranova këtë cilësim dhe krejt pasojat që rrodhën; dhjetë vjet tortura, burg, kamp përqendrimi dhe punë të detyruar. Më 1959 kalova me armë kufirin …Zhvlerësimi njerëzor i organizuar nga komunistët në kampet e përqendrimit të Shqipërisë poshtëroi të burgosur në numër të madh; shumë u vranë, u vetëvranë, me mënyra nga më të llahtarshmet… Të jetosh në një kamp përqendrimi është vetë ferri. Të përballosh torturën, të sotmen e të nesërmen, ta përballosh atë çdo ditë që pason dhe këtë për dhjetë vjet më radhë, është një agoni shumë më e thellë se ajo e vdekjes!

Kjo pjesë autobiografike gjindet tek “Dialektika e rendit dhe e rebelimit tek Andre Malraux” një kryveper e llojit ne sociologji e filozofi !

Ne paqe mes Islamit dhe Krishterimit , i fisem ne qëndrime, i paepur në bindje, magjepes në vepra të shkruara e të folura, ndikues i madh atje ku çdo njëri prej nesh ndihet i vogel, pranë, Presidenteve të SHBA apo në katedrat historike të qyteterimit perendimor , sot shkoi në ameshim, një nga ata që i lind rrallë shoqi!

Iku dhe la një monument të shqiptarit që mblodhi në vete valencat e historisë e ka shqisat e modernitetit, la monumentin e intelektualit të kalibrit, atë të klerikut të lirisë e dinjitetit në perballje me tiraninë, të patriotit që e do vendin e tij edhe kur ai të vret! Iku Gega i fundit madheshtor!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA