Financierët mbyllin tregun historik 900-vjeçar të mishit në Londër (fotot)

27/11/2024 15:48

Komuniteti dhe kasapët e tregut të mishit me shumicë në Smithfield në qendër të Londrës janë shtangur nga vendimi për të mbyllur tregun më të vjetër në botë, pas rreth 900 vitesh.

Ata shtonin se vendimi i pakuptueshëm do të sjellë mungesa furnizimi për bizneset e qytetit dhe do të lërë pa punë qindra njerëz që punojnë aty

Tregtarët e Smithfield Market, i cili njoftohet se do të mbyllet bashkë me tregun e peshkut Billingsgate, thonë se bizneset lokale tashmë do të duhet të udhëtojnë jashtë qytetit për të vijuar punën e tyre.

Kasapi Joe Howgate, tha për rrjetin MailOnline: “Ky ka qenë këtu për 800 deri në 900 vjetësh, nuk është gjë e bukur që korporata të thotë ‘ka marrë fund’. Është e trishtë për Londrën, ka një histori të tërë këtu dhe ata nuk mund të thonë vetëm ‘kaq, mbaroi’”.

Ndërtesa e tregut është dizenjuar nga arkitekti Sir Horace Jones në vitet 1800 por tregu ka qenë aty shumë më herët.

Bashkia thotë se ka plane për të zhvendosur tregun në lindje të Londrës.

Por korporata private e biznesit e njohur si ‘City of London’ (qendra financiare e Londrës) tha se kishte ndaluar planet e zhvendosjes dhe se do të japë “kompensim” për tregjet dhe tregtarët, çka arrijnë deri në 300 milionë.

Në ambjentet aktuale financierët e City of London thonë se do të vendosin një edicion të ri të ‘Muzeumit të Londrës”.

Tregtarët do të lejohen të vijojnë operacionet deri në 2028, shtonin ata, por punonjësit ndjeheshin të zhgënjyer nga vendimi i padrejtë.

Howgate tha për rrjetin MailOnline: “Kjo është një makth si për ne dhe për konsumatorët e qytetit që do të duhet të udhëtojnë përmes Londrës.”

Punonjësi i trgut Jordan Mcarthy, shtonte: “Është zhgënjyese për ata që kanë disa dekada këtu dhe e konsiderojnë si shtëpinë e tyre”.

Në parlament raportohet se do të propozohet një ligj për të hequr autoritetin e ‘City of London Corporation’ për të menaxhuar bizneset e zonës qendrore, shkruan Daily Mail.

Financiarët fajësojnë për vendimin e abullimit te zhvendosjes, rritjen e shpejtë të kostove të ndërtimit dhe inflacionin, që sipas tyre e ka bërë opsionin “të papërballueshëm”, sipas Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA